Sekuestrohen bimë narkotike në Malësi të Madhe dhe Pukë
Policia e Shkodrës njofton se në Selcë të Malësisë së Madhe, janë gjetur 38 bimë narkotike kanabis sativa. Në të njëjtin ambjent, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, janë gjetur edhe 2.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, në formë boçeje,
Po ashtu, në fshatin Dom të Pukës, në afërsi të banesës së një shtetasi, u gjetën 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, si dhe 201 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje. Policia vuri në pranga 24- vjeçarin, ndërsa në dy rastet, janë asgjësuar bimët narkotike dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike e gjetur.