Categories: LajmeKronikë

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari në Itali, në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata e këtij qyteti ka sekuestruar pasuritë e shtetatasit me iniciale K . N, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet fjalë për një njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro dhe 420 m2 truall, në të cilën është ndërtuar një ndërtesë 139 m2.

Vendimi u mor më 16 prill 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’. Ai u arrestua në mars 2023 në Shkodër.

Prokuroria e Shkodrës regjistroi procedimin penal  për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” . Pas informacioneve të siguruara se ky shtetas, pasi ka fituar të ardhura të konsiderueshme si rrjedhojë e përfshirjes në veprimtari kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të narkotikëve, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, ka filluar procesin e pastrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet investimit në blerjen e pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe hapjen e veprimtarive të ndryshme tregtare, në emër të tij ose personave të lidhur me të”,  informoi sot Prokuroria e Shkodrës

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.