Categories: LajmeKronikë

Sekuestrohen pronat e biznesmenit, Ago Gjolaj akuzohet si i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë si dhe 97 automjete të shtetasit Ago Gjolaj nga Malësia e Madhe, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’. Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike. Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj Ago Gjolajt pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’. Sonela Gjolaj, bashkëshortja e biznesmenit, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J. i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash. Shoqëria merret me tregtim mallrash të ndryshme industrial, pije energjike, alkolike dhe distribucione të tyre me shumicë dhe pakicë, ushqimore, fruta perime, tregtim automjetesh të çdo marke dhe tonazhi e pjesë këmbimi, eksport-import, tregtim makinerish të ndryshme dhe pajisje industriale dhe materiale në fushën e ndërtimit ,tregtim bimësh medicinale e drusore eksport-import. Eksport-përpunim kafe, sheqeri, mielli, orizi, mishi, elektroshtepiake artikuj eksport -importi-lëndë ndërtimi eksport-import ,komplekse blektorale e bujqësore,artikuj fruta e perime eksport-import ,turizëm,argjendari,bizhuteri,prodhim uji. Shërbime ndërmjetësimi dhe huadhënie.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.