Selimllari me “Po sikur” në Shkodër, stafi realizues i emisionit dhe adoleshentët shkodranë, priten nga kryebashkiaku Benet Beci
Emisioni “Po sikur”, i moderatores Valbona Selimllari, një risi për tregun mediatik shqiptar, ka vijuar udhëtimin e tij në Shkodër. Në fokus të tij janë adoleshentët, marrëdhëniet brenda familjes, ëndrrat, dëshirat, qasjet , por edhe problematikat, siç e thotë edhe moredatorja Valbona Selimllari…
Gjatë qëndrimit në Shkodër, ekipit realizuar dhe adoleshentëve shkodranë që do të jenë pjesë e puntatës së radhës në RTSH1, i ka rezervuar një pritje edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ka qenë vetë qytetari i parë i Shkodrës, ai që ka njoftuar në rrjete sociale për këtë takim.
“Me Valbona Selimllari dhe të rinjtë protagonistë në emisionin e saj në Radio Televizionin Shqiptar. Episodi i rradhës i kushtohet promovimit të Shkodrës dhe të rinjve tanë të talentuar. Kënaqësi t’i prisja në zyrë. Shumë suksese!”, shkruan Benet Beci në publikimin e tij në rrjetet sociale.
Në emisionin “Po sikur”, çdo të mërkurë ora 20:35 në RTSH1 HD, 40 të rinj në studio, tregojnë endrrat e tyre; dashuritë; dilemat; frikërat; rreziqet ku ekspozohen.