Bashkia Shkodër po kryen ndërhyrjen përfundimtare me qëllim që javën e ardhshme Shkodrës t’i shtohet një tjetër segment i rëndësishëm i pajisur me semaforë. Puna është përqendruar në detajet e fundit teknike me qëllim që, nga e hëna, sheshi i Parrucës të jetë i pajisur me semaforë.
Ky është sheshi i dytë që pajiset me semaforë në qytetin e Shkodrës. Disa muaj më parë u vendosën semaforët pranë sheshit “Nënë Tereza”, në zonën e Piacës, ndërkohë që edhe sheshi i Parrucës është konsideruar si një nga zonat që e ka të domosdoshme vendosjen e semaforëve me qëllim disiplinimin e trafikut dhe lëvizjes së qytetarëve.
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…
Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…
Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, për rrëzimin e shtatores…
This website uses cookies.