Semaforët në Shkodër/Qytetarët ende nuk respektojnë sinjalistikën e re
Kalimin e rrugës kur semafori shënon të kuqe për këmbësorët qytetarët e lidhin me neglizhencën momentale dhe faktin se ende nuk janë mësuar me semaforët. Pushteti vendor me qëllim informimin e qytetarëve ka vendosur një person për të orientuar këmbësorët. Paulin Naçaj tregon se kjo mbetet një sfidë. Në nenin 188 të Kodit të ri Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.Masë e cila ende nuk po sensibilizon në masën e duhur këmbësorët.