Sëmundja e murtajës – Fermerët e Klemendit, asnjë rast i dyshuar
Duke qënë një vend kufitar, zona e Kelmendit vijon të ketë një rëndësi të madhe për specialistët e bujqësisë në informimin e fermerëve për parandalimin e sëmundjes së murtajës.
Fermerët tregojnë se ende nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e murtajës, megjithatë takime të tilla informuese janë të nevojshme për fermerët.
Fermerët e kanë të ndaluar lëvizjen e të imtave nga ferma në fermë apo nga ferma në treg pa kontrollet e duhura veterinere.
Nga ana tjetër, policia dhe shërbimi veterinar vijon kontrollet në çdo aks me qëllim ndalimin e tansportimit të tyre pa certefikatat e nevojshme.