Sëmundjet e veshkave, shkaktarët kryesorë diabeti dhe hipertensioni
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën, të cilat shoqërohen me një numër të lartë të vdekshmërisë.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se sëmundjet më të shpeshta të veshkave me të cilat ndeshemi në praktikën e përditshme janë infeksionet e rrugëve urinare, kalkulozat renale me pasojat e tyre, dëmtimi i funksionit të veshkës nga diabeti dhe hipertensioni.
Rreth 90 pacientë marrin shërbim pranë repartit të Hemodializës në Spitalin Rajonal Shkodër. Reparti ofron të gjitha shërbimet dhe ka lehtësuar dhe ndihmuar në procesin e rehabilitimit të pacientëve.