Lajme

Sëmundjet pulmonare kronike, mjekja: Duhanpirja dhe ndotja, faktorët kryesorë

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një grup sëmundjesh të mushkërive që karakterizohet nga kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe shfaqja e simptomave të ndryshme, si kollë e vazhdueshme, sekrecione dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sipas pneumologes Elona Hila, SPOK-u është një patologji komplekse, që përfshin disa nëntipa sëmundjesh dhe mund të çojë në vështirësi të konsiderueshme në jetën e përditshme, sidomos kur nuk diagnostikohet dhe trajtohet në fazat e hershme.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, pneumologjia Hila veçoi duhanpirjen si një faktor kryesor rreziku për SPOK-un, por edhe faktorët e tjerë, si ndotja ambientale, gatimet me qymyr dhe tymi.

“SPOK është një grup sëmundjesh pulmonare me disa lloj simptomash dhe karakterizohet nga kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe shfaqet në forma dhe shenja të caktuara. Është një patologji që përfshihen disa nëntip sëmundjesh brenda. Kjo është një patologji që ka faktor risku duhanpirjen, ndotjen ambientale, gatimet me qymyr, dru, tymi është faktor nxitës, njerëzit që punojnë në miniera apo ambiente të ndotura. E rëndësishme është të theksojmë është e parandalueshme dhe e trajtueshme nëse kapen në faza të hershme. Shenjat e hershme janë një kollë e vazhduar, sekrecione, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të sforcuara, rëndesa që shpesh ndjen në kraharor janë shenjat kryesore. Në stade më të avancuara pacientët kanë rënie të frymëmarrjes dhe vështirësi në kryerjen e aktivitetit minimale, kollë dhe sekrecione të vazhdueshme”, u shpreh doktoresh Hila.

Sëmundja shpesh shfaqet rreth moshës 40-45 vjeç për duhanpirësit, por me rritjen e ekspozimit ndaj faktorëve të tjerë, pragu i moshës për shfaqjen e sëmundjeve pulmonare kronike është ulur deri në 30 vjeç. Mjekja sqaron se në fazat e hershme, SPOK mund të parandalohen dhe trajtohen nëse kapen në kohë.

“Tek duhanpirësit shpesh sëmundja shfaqet rreth 40-45 vjeç, por me futjen e komponentëve të tjerë si puna në minierë, ndërtim, në fabrikë ku ka pluhura, është ulur pragu i moshës që preket nga SPOK-u deri në 30 vjeç. Te fëmijët mbi 70 % e virozave të fëmijët janë ato respiratorë, ato mund të kalojën në bronkite astmatike dhe shpesh përdorin pompa, aerosol, por fëmijët nuk preken nga sëmundjet pulmonare kronike. Një vaksinë specifike për virozat respiratorë nuk ekziston, por vaksina e gripit te pacientët me SPOK bëhet që të mos na zënë shesh gripi dhe nëse ndodh të mos japin komplikacione. Në rastin e të sëmurëve me SPOK ekzistojnë dhe dy vaksina të tjera që rekomandohet që këta pacientë të mos bëjnë infeksione të tjera bakteriale të rënda që do të sjellin dhe më tej komplikacione për shëndetin e tyre”, u shpreh ajo.

Sot është Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë, numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë. SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Botërore e Televizionit

ot është Dita Botërore e Televizionit, e shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme…

41 minutes ago

“The New York Post”: Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore pasi dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet

Dokumentet sekrete zbuluan se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund…

45 minutes ago

Moti i keq shkakton probleme në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji. Dëmtohet çatia e spitalit në Pukë

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin…

49 minutes ago

Java Botërore e Ndërgjegjësimit, Koçiu: Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim i fuqishëm

Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë…

2 hours ago

Denaj: Eksportet bujqësore, rritje me 19 % gjatë 10-mujorit

 Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit…

2 hours ago

Pamje me cilësinë më të lartë ndonjëherë, publikohen imazhet e rralla të diellit

Imazhet e reja të diellit të kapura nga misioni Solar Orbiter paraqesin pamjet me rezolucion…

2 hours ago

This website uses cookies.