Senati bllokon projektligjin e financimit për Ukrainën dhe Izraelin
Senati ka bllokuar një projekt-ligj shtesë financimi që përfshinte ndihmë financiare për Ukrainën , Izraelin dhe Tajvanin, si dhe dispozita që synojnë forcimin e sigurisë kufitare.
Votimi rrit gjasat që Kongresi të dështojë në miratimin e më shumë fondeve për Ukrainën përpara fundit të vitit, pasi Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kievi ka dëshpërimisht nevojë për më shumë ndihmë.
Votimi ishte 49 kundër 51, pasi çdo republikan i Senatit kundërshtoi avancimin e legjislacionit. Gjashtëdhjetë vota ishin të nevojshme për të miratuar projektligjin. Republikanët në të dy dhomat e Kongresit kishin kërkuar rregulla më të rrepta kufitare në këmbim të mbështetjes së tyre dhe ata thanë se projektligji nuk i plotësonte kërkesat e tyre.
Përpara votimit, Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) mbajti një fjalim për t’i kërkuar Kongresit të miratojë projektligjin, duke paralajmëruar se një dështim për të vepruar do të sillte përfitime vetëm për presidentin rus Vladimir Putin.
“Kush është i përgatitur të largohet nga mbajtja e Putinit përgjegjës për këtë sjellje? Kush prej nesh është vërtet i përgatitur ta bëjë këtë?” tha Bajden. “Unë nuk jam i përgatitur të largohem dhe nuk mendoj se as populli amerikan është i gatshëm të largohem.“