Categories: LajmePolitikë

Senatori republikan, J.D. Vance bllokoi emërimin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Kostelancik

Senatori i Ohajos, J.D. Vance, është figura politike në Senatin e SHBA-së, ai që ka bllokuar emërimin e ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, David J. Kostelancik.

Lajmi bëhet i ditur jo vetëm nga burime diplomatike, por nënvizohet edhe nga VOA, ku theksohet se “senatorët republikanë, të cilët kanë vendosur bllokime për të emëruarit për ambasadorë përfshijnë J.D. Vance nga Ohajo, Ted Cruz nga Teksasi dhe Rand Paul nga Kentaki”. VOA ka mësuar se kandidatura e Kostelancik është bllokuar nga senatori J.D.Vance.

Bllokimi duket se është pjesë e përplasjeve mes republikanëve dhe demokratëve, të cilët përgjatë vitit 2023 kanë bllokuar me qindra emërime në administratën e presidentit Biden, mes të cilëve dhe 22 ambasadorë, ku në listë ishte dhe emri që do të vinte në Tiranë. Senati ka bllokuar 301 emërime në pozicione të ndryshme vetëm në ushtri.

Të paktën gjysmë duzinë senatorë po pengojnë të nominuarit për poste në të gjithë administratën – duke përfshirë, por pa u kufizuar në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Tregtisë, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Senatorët e kanë penguar procesin me arsye të ndryshme. Ndonjëherë ato kanë të bëjnë me të nominuarin, por më shpesh nuk kanë lidhje me të.

Bllokimi i të nominuarve konsiderohet si një taktikë e dobishme për të arritur një marrëveshje politike. Por të tilla manovra duket se kanë krijuar boshllëqe dhe në nivel diplomatik.

Senatori JD Vance (R-Ohio) Vance po mban të bllokuar gjithashtu kandidatët e Departamentit të Shtetit, duke përfshirë 22 ambasadorë, derisa të konfirmojë se ata nuk do të zbatojnë politikat e “zgjuara”. Ai u dërgoi një pyetësor të gjithë të propozuarve për ambasadorë, raportuan Joe Gould dhe Nahal Toosi nga Politico”, shkroi pak muaj më parë gazeta amerikane Washington Post.

Ne po u bëjmë pyetje, po përpiqemi të kuptojmë deklaratat që ata kanë bërë, gjërat që ata kanë bërë. Dhe nëse mendojmë se përgjigjet e tyre janë të kënaqshme, atëherë do t’i miratojmë. Dhe nëse nuk e bëjmë, as ne nuk e bëjmë”, tha Vance.

Senatori J. D. Vance shihej si një lloj “çelësi” për të kuptuar fenomenin Trump në 2016,. Dikur ishte një kritik i Trumpit, por tani ka kaluar plotësisht në krahun e tij.

Nuk dihet ende se si dhe kur do të veprojë Shtëpia e Bardhë lidhur me emërimet e kandidaturave të rikthyera. Presideti mund të ridërgojë të njejtat emra, ose mund t’i zëvendësojë ata.

Nëse ridërgon të njejtën kandidaturë, procesi në senat fillon nga e para, por komisioni përkatës që shqyrton kandidaturën ka kompetenca të gjera dhe mund ta thërrasë sërish për dëshmi ose jo. Në të kaluarën, për shumicën e riemërimeve, komisionet nuk i rithërrasin kandidaturat për dëshmi.

Diplomati i karrierës Kostelancik, u emërua për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Zoti Kostelancik dëshmoi për përparësitë e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në mars të vitit të kaluar. Në prill, Komisioni votoi pro konfirmimit të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë.

Bllokimet e kandidaturave që kanë nevojë konfirmimi nga Senati janë një praktikë e zakonshme e betejës politike në Uashington.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

11 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

11 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

11 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

12 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

12 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

12 hours ago

This website uses cookies.