Serbët bojkotuan referendumin në veri të Kosovës, Lista Serbe: S’donim të bëheshim pjesë e lojës së Albin Kurtit

Pas përfundimet të procesit të votimit në veri, për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë, ka reaguar edhe Lista Serbe e cila e ka quajtur farsë procesin e votimit. 

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka deklaruar se e gjitha kjo është organizuar nga “regjimi i Albin Kurtit”.

Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb, i cili qëndroi konsistent ndaj vetvetes, por edhe dëshmoi se nuk është Lista Serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët, por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, gjë që rezultoi në rrugë të zbrazëta të veriut”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Sipas kësaj partie, e diela ka treguar disa gjëra që duhet të merren parasysh në periudhën e ardhshme, në radhë të parë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

“E para është se Lista Serbe kishte thellësisht të drejtë kur i bëri thirrje popullit serb që të mos merrte pjesë në këtë lojë të Kurtit sepse ishte krijuar që në fillim me synimin për të dështuar”, thuhet në reagim.

LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces por, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.