Categories: LajmePolitikëRajoni

Serbia, aleatja e Moskës, shënjestron rusët që kundërshtojnë luftën ndaj Ukrainës

Kur Elena Koposova nënshkroi një letër të hapur kundër pushtimit rus në Ukrainë, ajo nuk priste një reagim në shtetin e Serbisë ku sapo ishte shpërngulur.

Mbi të gjitha, mendoi ajo, Serbia po kërkon zyrtarisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ndërsa po miraton të gjitha vlerat demokratike që shkojnë së bashku me anëtarësimin. Tani, ajo po sheh se ka gabuar.

Dy vjet pas nënshkrimit të letrës, 54-vjeçarja ruse po apelon një urdhër dëbimi, pasi ajo është shpall kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë dhe leja e saj e qëndrimit është revokuar. Përkthyesja thotë se arsyeja e vetme ku i shkon mendja për gjithë këtë është peticioni kundër luftës që ajo kishte nënshkruar.

Unë nuk jam aktiviste, por kam nënshkruar një letër kundër luftës kur agresioni rus në Ukrainë sapo filloi,” tha ajo në një intervistë. “Edhe duke mos qenë aktiviste, nuk mund të heshtja për këtë. Kështu që thjesht e vendosa emrin tim në letrën e hapur, ku thuhej se lufta është një krim dhe të gjithë duhet të bashkohemi për ta ndaluar atë.

Koposova nuk është e vetme. Serbia ka hapur kufijtë e saj për dhjetëra mijëra rusë në vitet e fundit, të cilët tentojnë t’i shpëtojnë qeverisë së presidentit Vladimir Putin dhe luftës në Ukrainë. Aktivistët rusë pro-demokracisë në Serbi tani thonë se të paktën një duzinë persona po përballen me ndalesat në kufi ose u janë revokuar lejet e qëndrimit për shkak se paraqesin një kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Të paktën tetë të tjerë kanë frikë të flasin publikisht për problemet e tyre ligjore me autoritetet serbe, nga frika se mund të rrezikojnë të mbeten jashtë vendit së bashku me familjet e tyre.

Ishte shumë e papritur, shumë tronditëse,” thotë Koposova për momentin kur ajo mori urdhrin e dëbimit, i cili nuk shpjegoi arsyen e masës, vetëm deklaronte se ajo paraqet “një kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe se ajo duhet të largohet nga vendi brenda 30 ditësh.

Ajo dhe burri i saj kanë ndërtuar një shtëpi moderne në një copë tokë në një fshat të largët jashtë Beogradit, ku ata jetojnë me dy fëmijë të moshës 6 dhe 14 vjeç, të cilët po ndjekin mësimet lokale dhe klasat parashkollore.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se problemet e qëndrimit tregojnë për një lidhje të ngushtë midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), dhe Putinit, me gjithë ofertën zyrtare që Serbia të bëhet pjesë e BE-së. Vuçiqi ka refuzuar të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër aleatit të vet tradicional, ndërsa lejon që mediet e Moskës si RT dhe Sputnik të përhapin lajmet e tyre në gjithë Ballkanin.

Autoritetet në Beograd dhe autoritetet në Moskë janë politikisht shumë afër,” thotë Predrag Petroviq (o. Petrovic), koordinator i studimeve në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, një grup i pavarur që ka kërkuar një shpjegim nga Ministria e Brendshme për masat kundër rusëve.

Njerëzit që janë kritikë ndaj regjimit të Putinit paraqesin një kërcënim të madh për regjimin në Moskë,” thotë Petroviq. “Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në shënjestër të autoriteteve serbe.” /AP

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

8 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

8 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

9 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

9 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

9 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

9 hours ago

This website uses cookies.