Categories: LajmeRajoni

Serbia bllokon autobusët e Kosovës, mban “peng” 300 shqiptarë në kufirin me Kroacinë

Serbia ka bllokuar 300 shqiptarë të Kosovës në kufirin me Kroacinë duke ndaluar autobusët e tyre. Qytetarët e Kosovës kanë treguar përmes videove se ata kanë mbetur të bllokuar prej 9 orësh në pikën kufitare Kosovë – Serbi, teksa autoritetet serbe nuk u japin sqarime pse po ndodh diçka e tillë.

Ndërkohë, Sekretari i parë i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka konfirmuar se në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, që nga mesnata po mbahen të bllokuar disa autobus me targa dhe udhëtarë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, autoritetet serbe po e bëjnë këtë veprim pa ndonjë arsye, por thjesht “në shenjë  hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion”.

Bllokimi i rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’. Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljes së afërt, që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

4 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

4 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

4 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

4 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

4 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

6 hours ago

This website uses cookies.