Koshi i fundit i Jokic dhe Serbia është kualifikuar për në gjysmëfinale të turneut olimpik në Paris 2024. 95-90 në një ndeshje të luftuar me Australinë, e cila në fakt e ka nisur sfidën në mënyrë spektakolare, teksa që në periodën e parë është shkëputur me 14 pikë diferencë.
Serbia nis të rekuperojë dhe në pushim ka shkuar me disavantazhin 42-54. Në mesin e periodës së tretë ka përmbysur e deri në fund ka qenë në avantazhin e dy pikëve 82-80. Një kosh i fundit i australianëve çon ndeshjen në kohën shtesë pas së cilës triumfojnë serbët, të cilët ashtu si Gjermania kalojnë në raundin gjysmëfinal.
Ndërkohë gjysmëfinalistja e tretë është Franca, e cila ka eleminuar Kanadanë, që në fakt shihej si kundërshtari që mund t’i bënte ballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
82-73 për Francën mes shumë drithërimash dhe e mërkura do të jetë për çerekfinalet e basketbollit të vajzave, që vazhdojnë të sjellin dhe ato shumë emocione në këto Lojëra Olimpike “Paris 2024”.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.