Serbia “e zhgënjyer” pasi Këshilli i Sigurimit refuzon diskutimin për bombardimet e NATO

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të hënën të pajtohet me kërkesën e Rusisë për të diskutuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi si kundërpërgjigje për masakrat që po kryheshin në Kosovë.

Tri vende anëtare, Rusia, Kina dhe Algjeria votuan në favor të nismës, ndërsa 12 shtete abstenuan.

Serbia dështoi, me ndihmën e Rusisë, që të detyrojë Këshillin e Sigurimit ta vendosë në agjendë temën e 25-vjetorit të bombardimeve nga aleanca e NATO-s. Vetëm tri shtete e mbështetën, ndërsa 12 abstenuan, që në praktikë do të thotë kundër.

Ne besojmë se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme për rendin juridik ndërkombëtar, pasi bombardimi i Serbisë u vendos si precedent. NATO-ja dhe anëtarët e saj nuk kishin asnjë bazë ligjore për agresion kundër Jugosllavisë. Sepse lufta e atyre viteve dhe dekadave për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia ishte e paligjshme. Jemi të zhgënjyer që sot u ndalua të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s,” deklaroi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq nga godina e OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe akuzoi Kosovën për spastrim etnik.

Po tani a duhet një ndërhyrje humanitare kundër Prishtinës kur po kryhen krime kundër popullit serb, kur 14 për qind e serbëve janë dëbuar në muajt e fundit, kur Prishtina nuk dëshiron të formojë një Komunitet të Komunave Serbe, por për këtë arsye shpërblehet me anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare?” tha kreu i diplomacisë serbe.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, me një reagim në rrjetet sociale tha se Rusia mbeti e vetme në përpjekjet e saj “për të shtrembëruar të vërtetën”.

Bashkë me aktivisten e shquar dhe ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila sot është e dërguara e posaçme e presidentes Osmani për çështje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, ishim në selinë e Kombeve të Bashkuara, për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur nga Rusia në një tentativë për të ngritur paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s dhe luftës agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës.

Qindra masakra të tmerrshme që Serbia bëri në Kosovë, vrasja mizore e 1432 fëmijëve, përdhunimi i mijërave grave, vajzave, burrave dhe fëmijëve, zhdukja e viktimave të luftës dhe shkatërrimi i pasurisë së Kosovës ishin dhe mbeten fakt,” shkroi kryediplomatja Gërvalla në Facebook.

Përfaqësuesi i Francës në OKB, Nikola dë Rivier (o. Nicolas de Riviere) e kundërshtoi diskutimin për sulmet e NATO-s të vitit 1999 që në fillim të seancës, duke thënë se ai nuk do të “kontribuonte në ndonjë progres”.

Rusia në mënyrë cinike e ka përdorur ndërhyrjen e vitit 1999 për të justifikuar luftën e vet ndaj Ukrainës dhe politikën agresive të jashtme në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Krime në 2014,” tha z. Rivier.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.