Serbia i refuzon vizitën në Luginë, Sveçla: Do veprojmë mbi parimet e reciprocitetit

Svecla

Svecla

Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës.  Sipas kabinetit të ministrit Sveçla, ditën e enjte ishte parashikuar një vizitë pune në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. 

Në një reagim, Sveçla shkruan se refuzimi i vizitës nga autoritetet serbe është bërë pa dhënë asnjë arsye.

Në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellë agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës. Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim”, ka shkruar ai në facebook.

Ministri këtë akt të Serbisë e ka vlerësuar si qasje destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme e këtij shteti ndaj shqiptarëve të Luginës.

Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta. Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla kishte pranuar ftesë nga Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.