Katër policët e Kosovës, të cilët u ndaluan nga autoritetet e Serbisë, janë lënë të lirë. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës.
“Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.
Zyrtarët e policisë së Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.
Sipas kryeministrit, arrestimet që po ndodhin i kishte paralajmëruar presidenti serb, Alekandër Vuçiç gjatë konferencës për media, që mbajti për përvjetorin e njësitit special ushtarak serb “Kobra”, i cili edhe kishte bërë kidnapimin dhe arrestimin e policëve në veri.
“Të shtunën ne e kemi ditur që kjo javë do të jetë javë me përndjekje e arrestime, sepse është paralajmëruar. Por çasti dhe intensiteti i këtyre arrestimeve nisi pikërisht pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Më 14 prill në Kazermën ‘Vasa Çarapiç’ në Beograd u paralajmërua ajo që po ndodh këtë javë”, ka thënë Kurti.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.