Serbia mashë e Rusisë, Osmani: Beogradi po ndihmon Moskën në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Në samitin e Kopenhagenit për demokraci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi Serbinë se po ndihmon aleaten e saj Rusinë në realizimin e qëllimit të saj për destabilizimin e Ballkanit perëndimor

“Kosova është në kufi me Serbinë që është vend aleat I Rusisë dhe luan sipas rregullave të Rusisë duke u përpjekur të destabilizojë Ballkanin perëndimor, në mënyrë që të hapet një front I ri kundër perëndimit. Përmes kësaj, Rusia do të shmangë vëmendjen e perëndimit nga Ukraina”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani . 

Shembull për këtë, osmani dha sulmin së shtatorit të shkuar ndaj policisë së Kosovës për të cilin tha se kishte përmasat e një akti agresioni nga Serbia, ndërsa vuri në dukje rëndësinë që ka anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO

“Rusia do të përpiqet të gjejë terren për zgjerimin e konfliktit . Po përpiqen ta bëjnë këtë në vendet e Evropës që nuk janë ende pjesë e NATO-s sepse nga këndvështrimi I sigurisë, kjo është më e lehtë. Sa më shumë vende të Ballkanit perëndimor t’i bashkohen aleancës aq më pak mundësi do të ketë putin dhe aleatët e tij si Serbia të destabilizojnë Evropën përmes Ballkanit perëndimor, tha ajo.

E pyetur për asociacionit të komunave me shumicë serbe, Presidentja e Kosovës shfaqi rezervat e saj për krijimin e tij.

“Ajo që Serbia kërkon nuk janë të drejtat për minoritetin, të cilat ai serb në Kosovë i gëzon më shumë se në çdo vend tjetër, kërkon zgjidhje që mund të çojnë në përçarje dhe ndasi të territorit të republikës së Kosovës. Ata i janë vënë pas territorit jo të drejtave të njeriut. Mendoj se sistemi që kemi aktualisht mbron më shumë anëtarët e komunitetit serb se asociacioni përmes të cilit mendoj se do të na shkatërrojnë nga Brenda, siç ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu bëri me dije se pavarësisht kundërshtive, me këmbënguljen e aleatëve nga Prishtina ka pranuar ta krijojë këtë asociacion në përputhje me kushtetutën e Kosovës, me kusht që Serbia të njohë pavarësinë e vendit të saj dhe të pranojë anëtarësimin e tij në organizatat ndërkombëtare, që sipas Osmanit i japin Kosovës mbrojtje si vend I pavarur dhe Sovran edhe pas krijimit të një asociacione të tillë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.