Serbia notë proteste Shqipërisë: Djegia e flamurit serb në Tiranë, akt i papranueshëm

1393be86b34b4e0c8bfbe51077a1bd5d

1393be86b34b4e0c8bfbe51077a1bd5d

Ministria e Punëve të Jashtme serbe i ka dërguar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në të cilën dënon ashpër aktin e  papranueshëm, sikurse pretendon MEPJ, të djegies së flamurit kombëtar të Serbisë në sheshin Skënderbeu në Tiranë.

 “Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.