Serbia refuzon të kthejë më shumë se një mijë artefakte arkeologjike dhe etnologjike Kosovës

df7e50a3db2442beb392ee0a585c6518

df7e50a3db2442beb392ee0a585c6518

U  morën për një ekspozitë që u mbajt në Beograd rreth 20 vite më parë, por mbi një mijë artefakte arkelogjike të Kosovës ende nuk janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, një çështje kjo që  kreu  i Institutit Arkeologjik Enver Rexha e cilësoi si të motivuar politikisht.

Ato artefakte 1274, janë diçka më shumë arkeologjike 676, ndërsa afërsisht 570 janë etnologjike, janë pronë e institucioneve tona, më konkretisht në atë kohë kanë qenë pronë e Muzeut të Kosovës, tash e kemi Muzeun Kombëtar të Kosovës, janë marrë me libra, me revers për ekspozitë dhe janë të shënuara. Fatmirësisht që ka mbetur dosja dhe kanë mbetet aktet normative që janë marrë dhe për secilin numër të artefaktit e kemi dosjen, është fatmirësi juridike që e kemi, sepse pa atë nuk kishim pasur të drejtë as t’i kërkojnë. Ne kemi pasur biseda, kemi pasur takime përmes edhe këto tri katër vite përpara, jo në fund edhe me përfaqësues ndërkombëtarë apo ambasada, që e kemi diskutuar këtë çështje, dhe e fundit ka qenë edhe në Shqipëri një takim që është bërë prej delegacionit kosovar-shqiptar dhe ndërmjetësuesve të tjerë dhe ka mbetur si çështje më shumë politike”, tha ai.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress, Rexha gjithashtu theksoi se çështja e kthimit të kësaj pasurie duhet të përfshihet në bisedimet e radhës së qeverisë me Serbinë.

Unë mendoj se çështja e artefakteve, e vlerësoj duke parasysh raportet Kosovë-Serbi, politike që duhet edhe të jetë njëra prej bisedimeve tani që po zhvillohen, të hyn edhe kthimi i artefakteve arkeologjike, pasurisë arkeologjike të Kosovës nga institucionet e Serbisë, që janë marrë padrejtësisht. Dhe vlerësoj që pa një ndikim politikë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve, ne do të kemi problem për t’i marrë, pavarësisht a është bërë kërkesa apo nuk është bërë. Unë kërkoj dhe jap mendim që Ministria e Kulturës që është pjesë e qeverisë dhe qeveria të merret në bisedimet e ardhshme me faktorin ndërkombëtarë apo të qitet njëra prej pikave që artefaktet arkeologjike të Republikës së Kosovës, që është pasuri ekskluzive e jona e mbahet padrejtë atje, të kthehen”, tha Rexha.

Dy vite më parë muzeu kombëtar i Kosovës iu  dërgoi autoriteteve serbe kërkesën për kthimin e artefakteve, por zyra për Kosovën  në qeverinë serbe u përgjigj duke thënë se të gjitha artefaktet që vinin nga Kosova, ishin pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.