“Serbia vazhdon të bashkëpunojë me Moskën, por synon anëtarësimin në BE”
Ambasadori ukrainas në Serbi, Volodimir Tolkaç (o. Volodymyr Tolkach) ka drejtuar gishtin drejt Serbisë se nuk është e qartë në qëndrimin për luftën Rusi–Ukrainë.
“Serbia nuk e ka qartësuar pozicionin kundrejt Rusisë, por vazhdon të bashkëpunojë me Moskën. Pozicioni duhet të bëhet i qartë, pasi Serbia është kandidate për t’u bërë anëtare e BE-së,” u shpreh ambasadori Tolkaç.
Duke marrë rastin personal të banesës së shkatërruar nga sulmet ruse, ai i tha medieve serbe se brenda godinës jetonin vetëm civilë, jo ushtarakë.
Serbia është ndër vendet e pakta, përveç Bjellorusisë, që nuk ka pranuar të vendosë sanksione kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainas, me arsyen se nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me “shtetin fqinj”.
“Serbia respekton miqësitë tradicionale,” ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiq (o. Vucic). /N1