Serbo-malazezët festojnë Krishtlindjen / Mesha e shenjtë në Vrakë të Malësisë së Madhe
Në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe janë kremtuar Krishtlindjet ortodokse. Komuniteti serbo-malazez në zonë është mbledhur në kishën e Shën Trinisë për këtë festë të shenjtë. Prifti i zonës , Ivan Popaj, pas kremtimit të meshës së shenjtë uroi Krishtlindjen.
I pyetur se si ndihet komnuniteti serbo-malazez në Shkodër dhe cili është mendimi i klerikut për problemet që po shoqërojnë rajonin, Popaj tha se për të rëndësi ka shpërndarja e ungjillit ndërkohë që problemet e tjera ia lë politikës.
Pavlo Janko, kryetar i Shoqatës së Pakicave serbo-malazeze në Shkodër, u shpreh se kjo është një festë tepër e rëndësishme për komnunitetin e zones.
Dhjetëra besimtarë ortodoks të pakicave serbo–malazeze morën pjesë në meshën e shenjtë të Krishtlindjes teksa uruan njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe besim.