Seria A, java e dhjetë premton spektakël

Java e dhjetë e Serie A pritet të dhurojë emocione të forta me duelet që rezervon fundjava. Ditën e shtunë, Juventus do të presë Veronën, ndeshje që do të luhet në orën 20:45, ndërsa ditën e dielë, Inter është fokusuar tek ndeshja që do të luhet në orën 18:00 ndaj Romës .  Në Milano do të rikthehet sërish Romelu Lukaku, stadiumi me forcë të plotë pret sulmuesin me tridhjetë mijë bilbila, zëri i fortë i një dashurie të tradhtuar.

Kështu që stadiumi Giusepe Meazza po përgatitet të sulmojë çdo prekje të topit nga belgu, pak si ajo që ndodhi kur Ronaldo fenomeni mbajti veshur fanellën e Milanit. Prandaj çdo prekje topi, çdo pasim dhe çdo goditje e Lukakut do të shoqërohet me një fërshëllimë shumë të bezdisshme. Ligjore, ose të paktën jo e ndaluar nga asnjë rregullore, por sigurisht shqetësuese, edhe sepse mund të krijojë konfuzion me fërshëllimat e tjera të arbitrit.

Po ditën e dielë, në orën 20:45 do të luhet një tjetër supersfidë ajo mes Napolit dhe Milanit. Kuqezinjtë vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat e Champions, dhe për skuadrën e Piolit nuk ka më rrugë të mesme dhe vetëm fitorja mund të ngrejë moralin e një skuadre që nuk kërkon të humbasë kontaktet me kreun.

 Për Napolin mungon Osimhen, por nuk përben problem, pasi trajneri Garcia ka gjetur një super Kvarashkelia dhe do të gjetë gjeorgjiani qe do të mbajë peshën e sulmit. Dita e hënë do të mbyullet me dy sfida si Empoli-Atalanta dhe Lazio-Fiorentina.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

10 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

10 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

10 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

10 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

10 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

10 hours ago

This website uses cookies.