Sërish tensione në Kuvend, deputetët demokratë përplasen me Gardën

Sërish tensione në Kuvend.

Grupi i deputetëve të ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me Gardistët  në hyrje të Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare.

Deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi nuk janë lejuar të futen në ambientet e Kuvendit, pasi kujtojmë se ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për shkak se udhëhoqën kaosin në Parlament teksa mazhoranca votonte buxhetin e 2024-ës.

Mes të përjashtuarve ishin dhe deputetët Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu, e Luan Baçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media është shprehur se Kuvendi është marrë nga Garda dhe se ky rast nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!” tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Plani i rritjes ekonomike, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet…

2 minutes ago

Sanksionet ndaj Rusisë, BE dakordësohet për paketën e gjashtëmbëdhjetë

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për vendosjen e një raundi…

4 minutes ago

“Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare”, Spiropali: Objektivi, në BE brenda 2030

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti fjalën çelëse në konferencën "Forcimi i mbikëqyrjes…

12 minutes ago

Festimet e Karnavaleve në Shkodër / Goditja e fenomeneve negative, një nga karakteristikat e festës tradicionale

Festimet e Karnavaleve të Shkodrës kanë vijuar në rrugën pedonale me shfaqjet artistike të shkollave…

24 minutes ago

Rehabilitimi i kanaleve  kulluese / Aktualisht po punohet në NjA Dajç me një rrjet kullimi prej 25 mijë metrash

Puna e Bashkisë Shkodër,  për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese, është përqendruar aktualisht në…

28 minutes ago

Veshja tradicionale 120-vjeçare / Ruhet me fanatizëm në familjen Staku në Shkodër

Veshjet tradicionale janë trashëguese të kulturës dhe traditave shqiptare. Shkodra, rreth viteve 1900 konsiderohej një…

33 minutes ago

This website uses cookies.