Sërish tensione në Kuvend, deputetët e Rithemelimit bllokojnë foltoren
Ka nisur sërish me tensione seanca plenare. Deputetët demokratë, sikurse kanë paralajmëruar në vijim te betejës së tyre, e kanë zhvendosur protestën e tyre para foltores së Kuvendit.
Deputetët e “Rithemelimit” kanë bllokuar foltoren, teksa në duar mbajnë pankarta si: “Ne kemi nevojë për qeveri, jo për kartel droge”, “Vrasësi i pluralizmit”,etj.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve demokratë të lejojnë zhvillimin normal të seancës plenare, ndërsa demokratët bien bilbilave duke mos lejuar vijimin e seancës.
“Kolegë deputetë, merrni pozicionet tuaja në Kuvend për të nisur diskutimet. Agjenda është e ngjeshur dhe ka nevojë për debat nga të gjitha palët”, tha Nikolla, thirrja e së cilës u kundërshtua nga demokratët të cilët vijuar goditjen e tavolinave dhe rënies së bilbilave duke detyruar mazhorancës të kalojë pa diskutime në votimin e projektligjeve.