Sërish tensione në Kuvend, opozita përmbys karriget dhe ndez flakadanë, përplaset me Gardën

bf6f20b5b2e6415784aa5113ea28f96b
Deputetët demokratë të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë vijuar me të njëjtin skenar për të penguar zhvillimin normal të seancave plenare, duke gurmbulluar karriget dhe duke ndezur flakadanë.
Megjithatë, sikurse edhe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vijuar me punimet, teksa në seancën e sotme (7 nëntor) u miratua vetëm me votat e maxhorancës Buxheti i 2024-ës, I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, teksa seanca zgjati vetëm 8 minuta.
Demokratët nisën grumbullimin e karrigeve para foltores së Kuvendit, para se të fillonte seanca duke sjellë kështu përplasje me gardistët të cilët tentuan zhvendosjen e karrigeve.
Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili është përplasur me një prej gardistëve, si dhe duke i drejtuar fjalë fyese.
Skenari i deputetëve demokratë për protesta dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit është paralajmëruar edhe më herët, pasi sipas tyre, Parlamenti shqiptar ndodhet në kushtet e një anormaliteti.