Serxhio Perez
Serxhio Perezi i ka shprehur mirënjohjen skuadrës së tij, “Red Bull”-it, për mbështetjen që i ka dhënë përgjatë një 2023-shi të vështirë për të, duke premtuar që do të kthehet më i fortë dhe do të ketë një kampionat me më tepër qëndrueshmëri në 2024-ën. Perezi e nisi sezonin e shkuar, në formë të mirë, duke u nisur dy herë nga vendi i parë dhe duke marrë edhe dy fitore në 5 garat e para, por paskëtaj pati probleme, sidomos në provat zyrtare dhe sfida e tij filloi të venitej.
Ndonëse ai e mori veten dalëngadalë dhe e mbylli në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të pilotëve, pas shokut të tij të skuadrës, Maks Verstapenit, ndonëse midis tyre ishte një hendek i gjerë prej plot 290 pikësh. Duke reflektuar mbi sezonin e shkuar, ai premtoi të jetë më i motivuar për betejë në 2024-ën. “Në fakt, ne e nisëm me të vërtetë shumë mirë sezonin e shkuar, por më pas patëm shumë luhatje”, – ka deklaruar së fundmi piloti meksikan i “Red Bull|-it.
“Por nuk u dorëzuam, punuam së bashku si skuadër dhe prandaj dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë”, – ka theksuar ai, duke vijuar: “Kemi kaluar kohë shumë të vështira, por ia dolëm të kishim sezonin më të mirë në historinë e skuadrës sonë dhe atë të Formulës 1, dhe ne kemi mësuar nga ato çaste të vështira dhe do të rikthehemi edhe më të fortë në sezonin e ri.”
Edhe kreu i skuadrës austriake, Kristian Horner, kishte fjalë të mira për meksikanin, që hyn kështu në vitin e fundit të kontratës së tij me “Red Bull”-in.
“Të jesh shok skuadre i Maks Verstapenit është një detyrë mjaft, mjaft e vështirë”, deklaroi Horneri në një intervistë me “Sky Sports”, duke shtuar: “Por mendoj se ai ka dëshmuar se është i aftë ta përballojë një gjë të tillë, por detyra kryesore për sezonin që vjen është që edhe rezultatet e tij në provat zyrtare duhet të jenë sa më afër atyre të Verstapenit.”
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.