Categories: SportFormula 1FLASH

Serxhio Perez, optimist për 2024-ën

Serxhio Perezi i ka shprehur mirënjohjen skuadrës së tij, “Red Bull”-it, për mbështetjen që i ka dhënë përgjatë një 2023-shi  të vështirë për të, duke premtuar që do të kthehet më i fortë dhe do të ketë një kampionat me më tepër qëndrueshmëri në 2024-ën. Perezi e nisi sezonin e shkuar, në formë të mirë, duke u nisur dy herë nga vendi i parë dhe duke marrë edhe dy fitore në 5 garat e para, por paskëtaj pati probleme, sidomos në provat zyrtare dhe sfida e tij filloi të venitej.

Ndonëse ai e mori veten dalëngadalë dhe e mbylli në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të pilotëve, pas shokut të tij të skuadrës, Maks Verstapenit, ndonëse midis tyre ishte një hendek i gjerë prej plot 290 pikësh. Duke reflektuar mbi sezonin e shkuar, ai premtoi të jetë më i motivuar për betejë në 2024-ën. “Në fakt, ne e nisëm me të vërtetë shumë mirë sezonin e shkuar, por më pas patëm shumë luhatje”, – ka deklaruar së fundmi piloti meksikan i “Red Bull|-it.

“Por nuk u dorëzuam, punuam së bashku si skuadër dhe prandaj dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë”, – ka theksuar ai, duke vijuar: “Kemi kaluar kohë shumë të vështira, por ia dolëm të kishim sezonin më të mirë në historinë e skuadrës sonë dhe atë të Formulës 1, dhe ne kemi mësuar nga ato çaste të vështira dhe do të rikthehemi edhe më të fortë në sezonin e ri.”

Edhe kreu i skuadrës austriake, Kristian Horner, kishte fjalë të mira për meksikanin, që hyn kështu në vitin e fundit të kontratës së tij me “Red Bull”-in.

“Të jesh shok skuadre i Maks Verstapenit është një detyrë mjaft, mjaft e vështirë”, deklaroi Horneri në një intervistë me “Sky Sports”, duke shtuar: “Por mendoj se ai ka dëshmuar se është i aftë ta përballojë një gjë të tillë, por detyra kryesore për sezonin që vjen është që edhe rezultatet e tij në provat zyrtare duhet të jenë sa më afër atyre të Verstapenit.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

30 minutes ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

32 minutes ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

34 minutes ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

36 minutes ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

37 minutes ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

40 minutes ago

This website uses cookies.