Categories: LajmePolitikë

Sesioni i dytë i Procesit të Berlinit, 4 objektivat dhe marrëveshjet rajonale

Në këto momente pritet të nisë sesioni i dytë i Samitetit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Tiranë. Në sesionin e dytë pritet të diskutohet për mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa pas këtyre diskutimeve pritet të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë. Një pikë tjetër e rëndësishme e sesionit të dytë është edhe nënshkrimi i marrëveshjes rajonale për njohjen reciproke të kualifikimit profesional.

Në orët e vona të pasdites pritet të zhvillohet edhe një konferencës e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama, kancelarit gjerman Olaf Scholz, dhe presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen. Në fund të Samitit pritet të zhvillohet edhe ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

Çfarë është procesi Berlinit?

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

4 objektivat e Procesit të Berlinit

Objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal.

Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda BP, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

4 minutes ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

10 minutes ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

14 minutes ago

“Klasikja” Tirana- Vllaznia / Brdaric: Shkojmë për fitore, ky është objektivi për nesër

Vllaznia udhëton të martën drejt Elbasanit, ku do të përballet me Tiranën për Superligën. Pavaresisht…

18 minutes ago

Aktivitet kombëtar alpinizmi – 170 sportistë, por edhe turistë të huaj për dy ditë ishin në Shkodër dhe Bogë

Federada Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në Shkodër dhe Bogë organizuan aktivitetin kombëtar 2…

20 minutes ago

Projekti për hyrjen e Shkodrës – Nika: Aksioni i sotëm parashikon prishjen e 10 objekteve të shpronësuara

Këtë  të hënë, IKMT u rikthye sërish në Shkodër, ku nisi aksionin për prishjen e…

25 minutes ago

This website uses cookies.