Sesioni i ri parlamentar, Çuçi: Deputetët e PS të jenë prezent. Rregullorja e re, kushte për seancë normale

62be3745969d4faf81f22f1c12564a9c

62be3745969d4faf81f22f1c12564a9c

Duke e cilësuar sesionin e kaluar parlamentar si atipik dhe kaotik për shkak të bllokimit të seancave nga opozita përmes skemave të dhunës, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se në sesionin e ri , ndryshimi i Rregullores do të krijojë kushtet për zhvillimin normal të seancave.

Gjatë mbledhjes së grupit të PS, Çuçi kërkoi nga deputetët socialistë që të jenë prezentë në sallën e Kuvendit për të votuar ndryshimet ditën e sotme në orën 17.00 ku shënohet edhe çelja e sesionit të ri.

Sot pritet që të miratohet jo vetëm rregullorja e re e Kuvendit, që parashikon përjashtimin e deputetëve nga punimet e seancës parlamentare deri në 60 ditë nëse pengojnë zhvillimin normal të saj, por do të votohen edhe dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri.

Çuçi ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cenuar kuorumin dhe votimet e ligjeve si dhe rritje te cilësisë së debateve ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht në axhendën europiane të vendit.

“Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE”, u shpreh Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të PS,  Bledi Çuçi foli edhe për qëndrimet e opozitës e cila paralajmëron sërish kaos e tentativa bllokimesh të seancave të Kuvendit.

“Keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare”, tha ai.

Deputetët e opozitës mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit kanë paralajmëruar vijimin në Kuvend të akteve të mosbindjes civile.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.