Sevasti Qiriazi, nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra
Sevasti Qiriazi është e para protagoniste femër e betejave politike, sociale, kulturore, diplomatike të Lëvizjes Kombëtare 1890-1920.
Ajo është cilësuar veprimtare e rrallë e Rilindjes Kombëtare dhe pioniere të lëvizjes për emancipimin e gruas shqiptare.
Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot 153 vjetorin e lindjes së nismëtares së organizimit të arsimit shqiptar për femra, Sevasti Dako Qiriazi.
Ajo lindi më 24 shkurt 1871 në Manastir
Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert Kolegj në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave.
Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891.
Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi.
Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.
Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë.
Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.
Vdiq më 30 gusht të vitit 1949.