Sezoni i vjeljes së duhanit, Guri i Zi, zona e cila prodhon duhanin  me dekada

Ndoc Kola, 71 vjeç, nga fshati Gajtan i Gurit të Zi ka të mbjellë me duhan 4 dynym tokë,  e cila nuk prodhon asgjë tjetër përveç kësaj kulture dhe kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Gjysma e dytë e muajit korrik është edhe periudha e vjeljes së duhanit. Ashtu si fermerët e tjerë të zonës, Ndoci po përgatitet për vjeljen e më pas për ta nxjerrë për shitje në treg.

Një zonë tradicionalisht e njohur për kultivimin e duhanit, në Gur të Zi është edhe pika e grumbullimit dhe përpunimit. Por sipas administratorit njësisë Gur i Zi, kjo fabrikë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sasinë e duhanit që prodhojnë tokat e fshatrave Gajtan, Rragam dhe Sheldi.

Guri i Zi, vetëm 6 km larg Shkodrës, njihet si zona e cila prodhon duhanin, që me dekada kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi këtë kulturë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.