Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i kanë dhënë porosi prefektëve të qarqeve për marrjen e masave për sezonin e ardhshëm turistik dhe menaxhimin e emergjencave.
Në takimin e zhvilluar në Fier, ministri Hoxha kërkoi më shumë siguri në plazhe për pushuesit, teksa theksoi se duhet t’i jepet fund aksidenteve fatale për shkak të përdorimit të mjeteve ujore.
“Siguria në vijë bregdetare, edhe gjatë këtij sezoni pati raste fatale për shkak të përdorimit të mjeteve ujore. Kjo histori duhet të marrë fund. Po ashtu duhet të merren masa nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar. Kjo situatë duhet të zgjidhet përfundimisht për sezonin e ardhshëm. Ka patur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione plazhi që nuk i përmbushin standardet. Sezonin e ardhshëm do të kemi kushte të reja për licencimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe dhe vetëm operatorët e licencuar, hotelet do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë si biznese hapësirën bregdetare dhe ranore. Po ashtu do të ketë edhe më shumë hapësira të lira për qytetarët”, tha Hoxha.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e nisi fjalën e saj duke prezantuar Arben Çukon si prefektin e ri të Fierit.
Ministrja u ndal më pas te menaxhimi i emergjencave, duke marrë shkas edhe nga përmbytjet e paprecedenta në Spanjë, teksa kërkoi nga prefektët që të rifreskojnë planin e masave.
“Të gjitha njësitë, prefekturat duhet të rifreskojnë planin e masave, duhet të ketë një angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile. Në buxhetin e vitit 2025 janë listuar dhe inventarizuar të gjitha kërkesat ku, përveç makinerive e forcave të shtuara që do të kërkohen, do kërkohet edhe një plan i mirë për përballimin e problematikave që mund të vijnë me reshjet e vjeshtës apo edhe ngricat që mund të vijnë me dimrin”, u shpreh Balluku.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.