Sezoni turistik, Kumbaro bën bilancin: 8.3 mln vizitorë të huaj. Lufta më e madhe, pastrimi i territorit

mirela kumbaro

mirela kumbaro

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka bërë me dije se vendi ynë ka pritur 8.3 milionë vizitorë të huaj në nëntë muajt e parë të këtij viti. Teksa bëri një bilanc të sezonit veror turistik, Kumbaro e vlerësoi atë si më të mbarin, teksa krahasuar me nëntë muajt e parë të viti të kaluar, numri i vizitorëve ka shënuar një rritje me 1.9 milionë më shumë.

Turizmi vazhdon të jetë kryefjalë e këtij viti. Kjo që po ndodh, përtej shifrave është në fakt përfitimi më i madh për shqiptarët kudo janë edhe për vendin tonë që prej vitesh ka vuajtur nga paragjykimet. Ky vit meriton të quhet viti turistik dhe u krenuam si me Tiranë që u kthye në destinacion të mirëfilltë turistik, edhe me agroturizmet në Tropojë, Gjirokastër, Erseke, Tepelenë etj..

Kryefjala e vitit që vjen do të jetë përgjegjësia për të mos zhgënjyer asnjë turist. Muaji shtator u mbyll me 1.1 mln vizitorë të huaj, 30% më shumë se viti i kaluar. 9 mujori, janar-shtator, shënoi 8.3 mln vizitorë të huaj, 1.9 mln më shumë se viti i kaluar”, u shpreh Kumbaro.

Për ministren, sfidë vijon të mbetet pastrimi i territorit. Teksa theksoi se ka patur përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, Kumbaro theksoi se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Shqipëria është më e pastër se një vit më parë, por jo atje ku duhet të jemi. Plani i pastrimit kombëtar nuk është ndalur. Por jemi në luftë me të paudhë sepse janë individë që fluturojnë mbetjet nga makina, apo shkarkojnë mbetjet e bizneseve poshtë mbikalimeve apo në xhepat e rrugëve. Ndonëse Bashkia Lezhë vazhdon të jetë një model pastërtie, për të mbërritur atje duhet kaluar përmes Fushë Krujës dhe Milotit ku bashkia ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Kjo është lufta më e madhe që kemi, jo vetëm për mbrojtjen e territorit, pro për të ndryshuar edhe mendësitë tona”, theksoi Kumbaro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.