Sezoni turistik, Kumbaro në Velipojë :“Ndryshim rrënjësor, dyfishojmë ekipet njerëzore dhe pajisjet për pastrimin”

Në vijim të turit inspektues në nisje të sezonit turistik veror 2024, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi disa takime në Shkodër, bashki që këtë vit do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në pastrimin e bregdetit, si pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra”. Ministrja Kumbaro inspektoi vijën bregdetare të Velipojës shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Operacioni “Plazhe të Pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror do të mbështesë 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën.