Sezoni turistik, Ndreu: Plazhi i Shëngjinit, më i mirëmenaxhuari në Shqipëri. Po investojmë në infrastrukturë

Shqipëria po përballet me një numër shumë të lartë turistësh këtë sezon veror, teksa mjaft i preferuar është edhe plazhi i Shëngjinit.

Në një intervistë për emisionin “Mirmëngjesi Shqipëri” në RTSH, kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se plazhi i Shëngjinit, për të tretin vit radhazi, është më i mirëmenaxhuari, veçanërisht sa i përket pastërtisë.

Ai u shpreh se suksesi qëndron te krijimi i një sistemi menaxhimi bashkë me kompanitë e pastrimit.

Është i treti vit që ne jemi plazhi më i mirëmenaxhuar në Shqipëri, pikësëpari sa i përket pastërtisë. Në plazhin e Shëngjinit është një pastërti në nivele shumë të larta. Ka një rregull të vendosur me operatorët turistë, në disa plazhe i kemi hequr koshat e panevojshëm dhe subjektet i nxjerrin mbetjet në darkë, në orën 23:00 dhe i merr makina. Ka një sistem menaxhimi shumë të mirë bashkë me kompanitë e pastrimit”, u shpreh Ndreu.

Ndalur te investimet, kryebashkiaku tha se ka nevojë për më shumë investime në infrastrukturë, teksa theksoi se së shpejti do të ketë edhe një rrugë alternative për daljen nga Shëngjini, që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun.

“Infrastruktura ka nevojë, po investojmë në një rrugë alternative për daljen nga Shëngjini, do jetë lehtësim shumë i madh për trafikun. Dalja nga Shëngjini është një problematikë e madhe, besoj se shumë shpejt do të jetë edhe bypassi i Shëngjinit, do hapet edhe Milot-Ballderni shumë shpejt”, theksoi Ndreu.

Sipas kryebashkiakut, Lezha ka marrë vëmendje jo vetëm nga investitorët vendas, por edhe të huaj.

Lezha po merr vëmendje edhe nga investitorët e huaj. Ajo që unë e quaj qershia mbi tortë është kulinaria dhe në fundjavë, tani edhe me hapjen e Thumanë-Kashar, fluksi është shumë i madh. Lezha ka gjithçka duhet, pro duhet ta shikojmë më me seriozitet, por duke bashkëbiseduar edhe me operatorët turistikë“, tha Ndreu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

4 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

4 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

4 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

5 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

5 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

5 hours ago

This website uses cookies.