Sezoni turistik në Kukës, qendrat shëndetësore në shërbim edhe të turistëve

Ardhja e sezonit veror  ka shtuar masat në qendrat shëndetësore të qarkut Kukës, me qëllim ofrimin e shërbimit shëndetësor jo vetëm për banorët por edhe për turistët që zgjedhin këtë rajon. 

“Në të gjitha zonat qendrat shëndetësoren janë të furnizuara me medikamentet dhe mjetet e nevojshme. Pas planeve të shpenzimeve të 2024 këto zona shëndetësore kanë marrë materialet  e nevojshme për rastet emergjente”, tha Hasan Halilaj.

Hasan Halilaj, Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se në zonat turistike  funksionojnë jo vetëm qendrat shëndetësore por edhe autoambulancat duke ofruar shërbim të shpejtë edhe për turistët.

“Në Tropojë dhe Valbonë, por edhe nw zonat e tjera kemi qendrat shëndetësore ose ambulancat funksionojnë më së mirë”, tha ai.

Një vit më parë qendrat shëndetësore të qarkut Kukës u ofruan shërbim 328 turistëve të huaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.