sezoni velipoje
Ky sezon turistik mund të konsiderohet i suksesshëm për Velipojën. Edhe jemi në muajin shtator , vazhdon të ketë fluks të lartë pushuesish. Administratori i Velipojës Klodian Shyti për RTSH tregon se përveç shtetasve kosovarë të cilët janë fanatik të këtij plazhi, këtë vit risi kanë qënë edhe turistët e huaj kryesisht ato çek, polak dhe gjerman.Duke qënë se mbetjet vijojnë të jetë sfidë për zhvillimin e turizmit, kreu i njësisë Velipojë thotë se Bashkia Shkodër ka hartuar një plan për trajtimin e mbetjeve në të gjitha bizneset që ti marrë derë më derë dhe ti dërgojë në vendet e përcaktuara për depozitimin e tyre.Prioritet për pushtetin vendor është rruga Shëngjin-Velipojë e cila do të shkurtojë distancën prej rreth 65 km në 15 km dhe kohën e udhëtimit në 15 minuta. Vetëm 30 km larg Shkodrës, Velipoja është pika kryesore turistike e qarkut, që për shumë kend konsiderohet si një ndër plazhet më me vlerë në vend, për vetë gjatësinë e vijës bregdetare që jo shumë vende e ofrojnë në Shqipëri.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.