Sezoni turistik, nga nesër akset rrugore në Shkodër ku kufizohet qarkullimi i kamionëve
Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë disa më kryesoret në vend, ku ka popullsi dhe dyndje më të lartë të trafikut, duke qënë se janë rrugë të destinacioneve turistike. Nga nesër do të kufizohet qarkullimi i kamionëve në akset e qarkut të Shkodrës, sikurse janë ai Shkodër-Hani Hotit, Shkodër-Muriqan, Shkodër-Plazhi Zogaj, Shkodër-Plazhi Shirokë, Shkodër-Velipojë dhe Shkodër-Shëngjin. Ndërkohë në akset e qarkut Lezhë do të kufizohet qarkullimi i kamionëve në aksin Lezhë-Shëngjin, Lezhë-Patok, Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës.Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.