Sezoni turistik shton numrin e bizneseve në Lezhë/ 600 subjekete operojnë vetëm …
Sezoni turistik shton numrin e bizneseve në Lezhë/
600 subjekete operojnë vetëm në turizëm, problem qytetarët me çelësa në Shëngjin
Sezoni turistik ka shtuar numrin e bizneseve që operojnë në Qarkun e Lezhës, ku 600 është numri i subjekteve që opersojnë vetëm në sektorin e turizmit.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë Oliana Moriseni, gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit.Numri i subjekteve që deklarojnë të ardhurat është rritur ndjeshëm, por ka ende punë për të bërë në këtë drejtim tha Moriseni.Problem për Drejtorinë rajonale të Tatimeve në Lezhë mbetet prezenca e qytetarëve me çelesa nëpër rrugët e Shëngjinit, të cilët lëshojnë banesa me qira për pushuesit duke shmangur taksat.Sezoni turistik ka rritur dhe numrin e të punësuarve krysisht në zonën e Shëngjinit, ndonëse bizneset kanë hasur vështirësi për të siguruar stafin.