Sezoni veror , priten mbi 1 mln turistë, drejtori në Bashkinë Shkodër, Mema: Shkodra vjen si paketë turizmi në 4 stinë
Të shumtë janë turistët të cilët këto ditë i janë drejtuar Shkodrës për ta vizituar. Pedonalja e qytetit së bashku me Alpet, detin dhe kalanë Rozafa janë kthyer në të preferuarat e tyre.
“-Vij nga Gjermania, kjo është hera e parë, do qëndroj 3 ditë në Shkodër. Më pëlqen shumë. Së pari njerëzit e po ashtu edhe vendi
-Kemi ardhur me kamper, dhe jemi vendosur në brigjet e Liqenit të Shkodrës. E mahnitshme pamja që ofron.
-Jam nga Gjermania. Kam parë vende të bukura, qytetin, por edhe kalanë e cila ishte madhështore. Do shkoj edhe në male, pasi kam ardhur me kamper e po ashtu kam skuterin me të cilin shëtis. Mrekulli Shqipëria e në veçanti Shkodra”,- shprehen vizitorët.
Për specialistët e turizmit në Bashkinë Shkodër, objektivat janë të qarta, 1 mln turistë përgjatë sezonit veror. Masat e marrsa konsistojnë në disa sektorë
Bashkia Shkodër, krahas qendrës së informimit në qytet ka në funksion edhe dy zyra të informacionit turistik në Velipojë dhe Theth, të cilat çdo ditë orientojnë vizitorët drejt destinacioneve të ndryshme.