Sfida Roma-Partizani, Mourinho rikthehet në Tiranë. Zbardhet programi i miqësore…

Sfida Roma Partizani Mourinho rikthehet ne Tirane Zbardhet programi i miqesore

Sfida Roma Partizani Mourinho rikthehet ne Tirane Zbardhet programi i miqesore

Sfida Roma-Partizani, Mourinho rikthehet në Tiranë. Zbardhet programi i miqësores

Skuadra e Romës pritet të niset nga kryeqyteti italian në orën 01:45 të së shtunës dhe rreth orës 02:30 do të zbarkojë në Aeroportin “Nënë Tereza”, prej nga do të niset drejt Tiranës, për t’u akomoduar ne një nga hotelet në afërsi të Stadiumit “Arena Kombëtare”.

Mourinho dhe skuadra e tij do të largohen nga kryeqyteti shqiptar rreth orës 23:00, dhe gjithçka do të vijë drejtpërdrejt në “buqetën” e kanaleve të Rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Një maratonë që padyshim do të kulmojë me transmetimin pa pagesë të ndeshjes që vendos kampionen e Shqipërisë, Partizanin, me një prej skuadrave më historike të futbollit italian dhe atij botëror.

Me lidhje të drejtpërdrejta nga çdo stacion i vizitës së ekipit roman në kryeqytetin shqiptar, me intervista ekskluzive dhe me të gjithë spektaklin që do të shoqërojë këtë ndeshje, Radio Televizioni Shqiptar premton që me rikthimin e Mourinho-s në Tiranë, të nisë një erë e re transmetimesh sportive në ekranin publik.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.