Sfidat aktuale të tregut mediatik

tregu mediatik

tregu mediatik

Është zhvilluar në Bukuresht mbledhja e 58-të e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, me fokus  “Sfidat aktuale të tregut mediatik“, ku pjesëmarrësit prezantuan gjetjet e tyre. 

Si presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore,  Armela Krasniqi, paraqiti në këtë takim prespektivën  aktuale të tregut mediatik parë në këndvështrim rajonal dhe europian, duke i njohur pjesëmarrësit me konkluzionet e nxjerra në Asamblenë e 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar, organizuar pak javë më parë në Tiranë. 

Format dhe rrugët e reja të komunikimit,të shtuara dhe të transformuara nga zhvillimi i teknologjise, tha Krasniqi, na kanë vënë përballë kushtesh  të reja përshtatjeje dhe nevojës për hartimin e strategjive shtesë, siç e dikton tregu.

Platforma Europiane e  Autoriteteve Rregullatore u krijua në vitin 1995 si nevojë për rritjen e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullratore. Ajo është rrijeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe konsiderohet si mjedis ideal për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave mes rregullatorëve të transmetimit në Europë.  
 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.