Sfidat e 83- vjeçares / Vitore Dinga, vuajtje për të përballuar jetesën
Kjo është Vitore Dinga nga fshati Mali Hebe. Rrudhat në ballë nuk tregojnë vitet, por vuajtjet që jeta i ka sjelle! Vitorja sot është 83 vjeç, dhe jeton e vetme me bashkëshortin e sëmurë. Ajo tregon për RTSH Shkodra se 15 vite më parë , si shkak i një aksidenti, humbi të vetmin djalë që kishte! Sikur të mos mjaftojë kjo, bashkëshorti nga ai moment pati problem me shëndetin mendor!
E moshuara merret me prodhimin e kulturave bujqësore sa për familjen e saj, por pa mundur që t’i shesë. Ajo apelon ndaj çdokujt që mund t’i ndihmojë pasi është i vështirë përballimi i shpenzimeve mujore dhe blerja e ilaçeve.
Fatkeqësisht, rasti Vitores nuk është i vetmi, dhjetëra familje në qarkun e Shkodrës çdo ditë përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, sociale dhe psikologjike, pa patur asnjë ndihmë..!