Sfidat e arsimit shqiptar në ditët tona, sociologu Zyhdi Dervishi në “Klubin 5”

klubi 5

klubi 5

Në studion e “Klubi 5” nën moderimin e Florit dhe Erionit sociologu dhe pedagogu i njohur Zyhdi Dervishi, foli për shqetësimin që lidhet me incidentin e fundit në shkollë, (nxënësi godet me karrige mësuesen) sfidat e arsimit shqiptar. Pedagogu Zyhdi Dervishi e filloi bisedën me thënien e një sociologu gjerman Mansit: “Çdo përparim në fushën e artit apo shkencës ka lidhje me klasiken!”

Është koha për të kujtuar, shtoi z. Dervishi, se:

Populli ynë ka derdhur gjak për shkronjat si asnjë popull tjetër. Ne nuk mund të themelojmë një sistem arsimor krejt të ndarë nga ai që ka qenë.

Për më shumë sociologu Dervishi iu referua sistemeve politike që kemi kaluar.

Para viteve 90, arsimi ynë vuante nga ideologjizmi, por ekzistonte një nga shtyllat klasike e tij, respekti. Në vitet 90, me ardhjen e demokracisë, u godit arsimi, gjoja ta bëjmë sa më perëndimor sistemin, në fakt nuk solli asgjë perëndimore, si pasojë u godit së pari respekti për mësimdhënësit.

Si fakt, pedagogu Dervishi iu referua kritereve të Ministrisë së Arsimit për degën e mësuesisë.

Mesatarja që u vendos për pranim në degët sociale ishte 7. 5, ky vendim mendoj, se është i gabuar. Mesatarja duhet të ishte mbi 8 dhe orientimi mësuesi, jo kalimi nga një degë sociale, në mësuesi.

Sot mësuesi i shikon nxënësit si “manekinë”?

Mësuesia është mision,” nënvizoi z. Dervishi.

Nuk respektohet mësuesi edhe mësuesit nuk respektojnë nxënësit, një mësues që krahas punës së tij, fton nxënësit të frekuentojnë kurse të drejtuara po nga ai, eliminon respektin që është shtylla klasike e mësuesisë. Kur futet paraja në mes, janë thyer dy palët, si mësuesit ashtu dhe nxënësit. Mësuesit sot kanë humbur lidhjen me nxënësit.”

Të edukojmë sot që të mos dënojmë nesër?

Nxënësi është një krijesë e brishtë, krijesë e bukur që nuk duhet humbur, kjo ka ndodhur,” theksoi pedagogu Dervishi.

Të investohet më shumë për arsimin, që nga zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasa, të kërkohet prezenca e mësuesve social e psikolog, si pjesë integrale e ambientit të shkollës. Ka kosto në buxhetin total të shteti, por më mirë të paguhet sot për edukim, se nesër për gardianë e policë. 

Shoqëria do të jetë më e qetë, më e paqtë po qe se investohemi seriozisht në aspektin edukues. Kemi kontingjent të mirë mësuesish, e bëjnë këtë punë me pak trajnim në fushën psiko-sociale. Jam gati të punoj vullnetar, duhet të rregullojmë komunikimin. Kemi një kontingjent të mirë të rinjsh, mund të rimodelohen, çdo i ri është potencial modelimi, kërkohet vëmendje dhe përkushtim nga arsimtarët.”

Të edukojmë? Ky është misioni klasik i shkollës? 

Duhet që shkolla të edukojë, e krahas këtij misioni të arsimojë sepse përvoja e shkollave pas Luftës së Dytë Botërore, të fokusuara fort pas arsimit dhe kthimin e shkencave teknike në dominancë e bëri gati barbar sistemin e arsimimit,” tha z. Zyhdi Dervishi. 

Numri në rritje i depresionit tek të rinjtë dhe rastet e vetëvrasjeve, për shkak të trysnisë, që ushtrohet nga sistemi teknik i arsimit është i faktuar. 

Duhet që t’i përmbahemi kriterit klasik, shkolla të edukojë në radhë të parë, që shoqëria njerëzore të jete sa më sociale edhe humane,” përfundoi bisedën në studion e emisionit “Klubi 5”, i ftuari i ditës, pedagogu Zyhdi Dervishi. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.