Sfidat e gazetarisë shqiptare, zhvillohet në Shkodër tryezë diskutimi me gazetarë dhe studentë

Qendra Shqiptare MediaLook dhe Unioni i Gazetarëve kanë organizuar ditën sotme një aktivitet me gazetarë dhe studentë të gazetarisë në lidhje me format e reja të censurës si dhe llogridhënien e institucioneve publike.
Ndërsa pjesë e diskutimeve ishin edhe kushtet e vështira me të cilat gazetarët ndeshen çdo ditë.
Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria po përballet me sfida serioze, si propaganda, mungesa e transparencës së administratës, si dhe kushtet e vështira ku punojnë.