“Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit”, Fakulteti Ekonomik zhvilloi një konferencë shkencore ndërkombëtare
Fakulteti Ekonomik, Departamenti Marketing Turizëm në Universitetin e Shkdodrës zhvilloi një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me pjesmarrjen e profesorëve nga shumë universitete të Evropës me temë “Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit”.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria ishin në qendër të kësaj konference.
Aktiviteti u inicua nga Fakulteti Ekonomik dhe u mbeshtet nga Bashkia Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës.
Kjo konferencë do të zhvillohet për dy ditë me radhë në universitetin e Shkodrës.