Sfidë vendimtare ndaj Gjeorgjisë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Një ndeshje vendimtare për këtë edicion të Nations League, pret kombëtaren shqiptare në transfertën e sotme në Gjeorgji. Kuqezinjtë synojnë fitoren përballë një rivali të vështirë, që të mbajnë gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

Shqipëria nuk po kalon ditët e saj më të mira, madje Kombëtarja ndodhet në momentin më të vështirë të epokës Silvinjo. Dy ndeshjet e fundit kanë nxjerrë në pah shumë probleme dhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese (2 humbje përballë Gjeorgjisë dhe Çekisë).

Sot, ndaj Gjeorgjisë, luhet një përballje e rëndësishme për llogaritë e grupit. Vetëm një fitore mban në lojë djemtë kuqezi, sipas burimeve të RTSH Sport, ndryshimi i vetëm në formacion pritet të jetë, aktivizimi i Hoxhës si titullar dhe ulja në stol e Laçit. 

Përsa i përket pjesës tjetër të formacionit, pritet që të zbresin në fushë të njëjtët lojtarë që luajtën që nga minuta e parë kundër Çekisë në Pragë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.