Shabani: Rama është jashtë realitetit. Këtu 500 mijë njerëz janë me ndihmë ekonomike | “3D” në RTSH

Shabani

Shabani

Me tone kritike është shprehur kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani gjatë analizës së tij mbi fjalimin e kryeministrit Rama në kongresin e socialistëve të mbajtur të premten. Ai u ndal tek hapat që po hedh Shqipëria drejt përafrimit të legjislacionit me BE. 

Kryeministri Edi Rama tha se, ka biseduar me Mira Muratin, shqiptaren e cila krijoi Chat GPT, për të na ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Rama thekoi se, përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

Por zoti Shabani u shpreh kundër. ” Përfarimi i legjislacionit është një proces serioz dhe nuk mund t’ja lesh një algoritmi kompjuterik” tha  Shabani në emisionin 3D në RTSH. Sipas tij zoti Rama ose nuk e kupton ose nuk ja kanë spjeguar siç duhet. 

“Shqipëria është një realitet jo kaq i përgjithshëm” tha Shabani. Ai përsëriti se problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen me një algoritëm matematikor. “Rama është jashtë realitetit. Këtu 500 mijë njerëz janë me ndihmë ekonomike, jetojnë nën minimumin jetik dhe 20 mijë njerëz nuk kanë energji elektrike” tha kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.